Rreth Kompanisë

Kompania jonë, Urban Metropol u themelua në prill 2012 nga Erhan Jusuf, me profesion Urbanist, studimet i kreu ne Turqi ne Universitetin SELÇUK, i cili kishte një vizion. Ky vizion ishte themelimi i një kompanie të madhe dhe udhëheqëse ndërkombëtare.

Themeluesi besonte se puna e vështirë do ta bënte këtë një realitet dhe donte të linte një trashëgimi për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve. Sot Urban Metropol është një histori suksesi e ndërtuar mbi vlerat dhe ambiciet e përbashkëta, e njohur ne disa shtete te Europes për përsosmëri në gjeodezi, urbanizem, aerofotogrametri dhe pune inxhinierike.

Urban Metropol duke filluar si një firmë gjeodezike është rritur ndjeshëm gjatë viteve dhe eshte ne vazhdimesi ne ndjekje te tregut Ballkanik dhe atij Evropian. Me shume se gjysmë dekade, Urban Metropol ka përforcuar praninë e saj ndërkombëtare, duke zgjeruar ekspertizën  brenda vendit dhe zgjerimin e fushës së shërbimeve edhe jashte vendit.

14258234_688142271341484_1822470275058685152_o
CKR_MAI_240614drone_01-1

Urban Metropol

Nga vetëm një firmë gjeodezike në një firmë shumë-disiplinore, eksperiencat e kompanisë Urban Metropol janë rritur shumë. Ndër vite kompania është rritur duke u bërë një lidere në fushën e gjeodezis, shërbime inxhinierike, urbanistike dhe rajonale, sistemet e Informacionit gjeografik.

Urban Metropol është një kompani gjeodezike, projektimit dhe planifikimit urban. Me një histori suksesi dhe një rrjet të degëve dhe kompanive si motra në rajon dhe më gjerë,  ju ofrojmë një qasje të integruar për ofrimin e besueshëm të projekteve dhe sherbimeve GIS në botën e globalizua. Ne jemi këtu për të përmirësuar mënyrën e jetesës së njerëzve dhe ekonominë përmes shërbimeve tona. Shërbimet tona janë të dallueshme, sepse ato janë të vazhdueshme. Përshtatshmëria jonë dhe komunikimi i ngushtë midis degëve nënkuptojnë që ne të sjellim rezultate kundër të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme.

Misioni

Urban Metropol – Kompania jonë u krijua për herë të parë në Turqi ku  me disa kompani në Turqi ne kemi bashkëpunim të ngushtë akoma. Qëllimi i themelimit të kompanisë ishte Kosova si një shtet i ri në nevojë për zhvillime të mëdha të  inxhinierisë,  prandaj ne si një kompani me përvojë vendosëm te themelojmë degën tonë në Kosovë, që në këtë shtet ne të ofrojmë përvojën tonë që kemi në Turqi, dhe deri më tani kemi arritur shumë në këtë vend, por që mbetet për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.

Misioni Yne

Vizioni

Vizioni ynë është që të vazhdojmë me projekte të mëdha si në Kosovë  ashtu edhe  në Turqi, gjithashtu  edhe projektet e ardhshme për të zgjeruar zyrat tona dhe me zyra në Evropë.

vizioni